E Shtunë, 31 Tetor 2026

City i interesuar për sulmuesin Henry

Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, mund të rikthehet në Ligën Premier pasi thuhet se klubi spanjoll dëshiron të analizojë ofertat që arrijnë për francezin.

Manchester City thuhet të jetë shumë i interesuar për të, me menaxherin e ri Roberto Mancini që dëshiron të sjellë sulmues me përvojë dhe pasi mediat spanjolle raportuan se Barcelona ishte e hapur për oferta, duket se kjo mund të jetë një hap i mundshëm.

32-vjeçari Henry po ashtu është lidhur me një kalim në ligën amerikane të futbollit MLS, te klubi New York Red Bulls dhe Barcelona e di se do të mund të nxjerrë një shumë bukur të mirë parash nga ai . Fakti se blaugranët kanë opsione të shumta në sulm është një shtytje tjetër për ta shndërruar në para ish-superyllin e Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›