Mourinjo: Te Interi deri më 2012
Ai hodhi poshtë përfundimisht zërat që e shihnin larg “San Siros”. “Jam dhe do të jem trajner i Interit. Kur firmosa marrëveshjen me këtë klub, e bëra me bindje të plotë për të shkuar deri në fund. Edhe shoqëria bëri të njëjtën gjë”, sqaroi “I veçanti”.Më pas ai foli edhe në lidhje me objektivat e ekipit: “Me Interin pres të fitoj përsëri kampionatin. Deri tani kemi treguar se jemi më të fortët. Championsi? Është një veprimtari me shumë të panjohura. Janë shumë faktorë që ndikojnë. Po ecim sipas parashikimeve dhe grupi është në rrugën e duhur”.Në fund, edhe këshilla për Santonin dhe Balotelin, futbollistët e rinj që kohët e fundit janë vënë në qendër të vëmendjes. “Nga ata pres që të stërviten përsëri si vitin e kaluar. Nga Baloteli pres që të më thotë: ‘I kam kuptuar të gjitha, nuk ka më nevojë që ti të humbësh kohën me mua’”, shtoi 46-vjeçari.