Fiton Pandev, tashmë është i lirë
Kolegji Arbitral i federatës së futbollit në Itali i ka dhënë të drejtë sulmuesit maqedonas për të zgjidhur marrëveshjen me Lacion dhe për t’u transferuar me koston zero.Kështu, klubi kryeqytetas është i detyruar që përveçse ta lërë të lirë lojtarin për t’u transferuar në ndonjë ekip tjetër me kosto zero, duhet gjithashtu t’i paguajë atij edhe 160 mijë euro dëmshpërblim dhe shpenzimet e gjyqit.Në fund të procesit, vetë sulmuesi ballkanas u shpreh i kënaqur për vendimin. “Jam i lumtur që më në fund ky makth mori fund. Shpresoj që një gjë e tillë mos më përsëritet më, nuk dua ta kaloj përsëri këtë gjendje. Nuk më bëhet qejfi që kjo ndodhi, por nga ana tjetër, jam i lumtur që u çlirova nga një njeri që më ka bërë keq”, tha Pandev, duke iu referuar presidentit Klaudio Lotito.