E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësorja, Katalonja mund Argjentinën

Golat për katalanasit u shënuan nga Serxho Garsia në minutën e 44-të, Bojan Krkiç në të 55-tën, Serxho Gonzalez me penallti në minutën e 70-të dhe Hurtado 14 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.Kurse për argjentinasit shënoi fantazisti i Palermos, Pastore, në minutën e 18-të të pjesës së dytë dhe sulmuesi i Benfikës, Di Maria. Diego Armando Maradona e ka ndjekur si spektator këtë ndeshje miqësore.Ish-ylli argjentinas, tashmë trajner i Kombëtares, u dënua dy muaj më parë nga FIFA për fjalë fyese në konferencën e shtypit pas kualifikimit në Kupën e Botës dhe në vend të tij, skuadrën e drejtoi zëvendësi Hektor Enrike.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›