Komisioni hetimor, Kuvendi miraton 23 dhjetorin
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar 23 dhjetorin si datën kur do të ngrihet komisioni hetimor.
Në votimin e sotëm ku mori pjesë edhe opozita deputetët e Kuvendit miratuan me 126 vota pro dhe 3 kundër datën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.
Partia Demokratike, duke iu përgjigjur kërkesës së Partisë Socialiste, ka deklaruar se është e gatshme që javën e ardhshme, më 23 dhjetor të votojë ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Sipas kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, vetë mazhoranca është e interesuar për ngritjen e komisionit, për t`i hequr PS-së “alibinë” e saj për humbjen e zgjedhjeve.