City e zyrtarizon Nasrin

Samir Nasri ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me milionerët e Manchester City, duke u bërë kështu lojtari më i ri i fituesit të FA Cup sezonin e kaluar.
Kalimi i tij ka kushtuar 28 milionë euro dhe ai do të fitojë 110.000 euro në javë. Ai do të marrë numrin 19 në fanellë. Nasri do të debutojë me skuadrën e tij të re në Londër, të dielën, në ndeshjen që City e zhvillon me Tottenhamin.