Dënime me kusht për pjesëmarrësit në Kalanë e Shkupit

Gjykata Themelore Shkupi 1, dënoi me nga tre muaj burg me kusht 51 personat e akuzuar për pjesëmarrje në rrahjen masive më 13 shkurt të këtij viti në Kalanë e Shkupit.
Gjykata të mërkurën ka bërë me dije se ka vepruar në bazë të propozimit të Prokurorisë Publike dhe autorëve të incidentit u ka dhënë dënim me kusht me kohëzgjatje prej rreth tre muaj, i cili nuk do të ekzekutohet nëse personat që morën pjesë në incident gjatë dy viteve në vijim nuk do të bëjnë ndonjë vepër tjetër penale.