E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasi shpreson për më shumë përgjegjësi

Gjashtë muaj pasi ka braktisur profesionin e futbollistit, ku për herë të fundit militonte në radhët e ekipit belg Bryzh, jeta e Besnik Hasit ka ndryshuar.

Tashmë ai i është vënë një profesioni të ri, atij të ndihmëstrajnerit të skuadrës më të njohur belge, ku ka luajtur për shumë vite dhe ku ka mundur të fitojë disa tituj kampionë, Anderlehti. Lamtumira nga futbolli i luajtur, konsiderohet nga vetë ai si një hap për të cilin nuk është penduar.

“Në fillim e kisha të vështirë të përshtatesha në profesionin e ri si ndihmëstrajner, megjithatë tashmë ndihem mirë në këtë detyrë, gjithmonë konsultohem me trajnerët e tjerë, tashmë shpresoj që të më besojnë më shumë përgjegjësi nga sa kam, si në seancat stërvitore, në zbulimin e talenteve etj.

Duhet ende të tregoj vlerat e mia si ndihmëstrajner, megjithatë mendoj se jam në rrugë të mbarë”.

Në prononcimin e tij dhënë për mediat vendase, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare flet edhe për kampionatin belg, kur Anderlehti në javën e fundit u rikthye në krye të tabelës së renditjes.

“Lufta për titull në këtë sezon do të jetë e ashpër, për faktin se konkurrenca mes rivalëve është shumë e fortë”, ka nënvizuar shqiptari nga Kosova, i cili është një nga figurat e njohura të kampionatit belg, për shkak të famës, kur ishte lojtar i Anderlehtit.

 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›