KOKSH, dhuna ne Prokurori

Kallezimin penal e ka bere vete kryetari i Komisionit Zgjedhor te KOKSH-it, Myftar Fana. Sipas tij, te gjithe aktoret e incidenteve te dhunshme, si kandidati per president Esat Ademi dhe shoferi tij, jane ne dosjen e KOKSH-it te derguar ne Prokurorine e Tiranes.
Fana i ka paditur ata per ofendim dhe presion psikologjik. Brenda kesaj jave do te mberrije ne Tirane nje delegacion i CIO-s, Komitetit Nderkombetar Olimpik, i cili pasi te njohe nga afer situaten do te percaktoje daten per mbledhjen e asamblese se pergjithshme.
Me heret per ngjarjen e te shtunes reagoi edhe opozita, e cila denoi skenat e dhunes dhe qendrimin e qeverise.
Nderkohe qe ministri Pango, ne qendrimin zyrtar te Ministrise se Sporteve u mjaftua me premtimin se ne zgjedhjet e ardhshme ministria do te marre ne dore ceshtjet e sigurise.
Perkunder heshtjes se ministrise per denimin e dhunes, pavaresisht nga vjen ajo, emisioni “Fiks fare”, ne edicionin e te martes, sjell fakte qe tregojne se kandidati Ademi, pak minuta para se te nisnin aktet e dhunshme ne asamble, komunikoi ne telefon pikerisht me zevendesministrin e Kultures, Rinise dhe Sporteve Ekrem Spahia.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code