City, i fokusuar në titull

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini mendon se është mjaft e rëndësishme për ekipin e tij që të mbetet në krye të Premierligës, pas një muaji të vështirë siç është janari.
Trajneri italian e kishte thënë gjithmonë se ky muaj është kyç dhe 'Citizens' vazhdojnë ta ruajnë primatin.
"Është e rëndësishme të jemi në krye në këtë moment. Gjatë sezontit, ne e dimë se ka momente të vështira. Nuk mendoj se kishim muaj të keq në janar, por kishim momente të vështira, për shkak të lëndimeve dhe lojtarëve që nuk janë këtu. Ne duhet të qëndrojmë ku jemi, duke i fituar ndeshjet dhe të mos mendojmë për tjerët", tha Mancini për Daily Star.