E Shtunë, 31 Tetor 2026

S'brengoset për atmosferën në Old Trafford

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez thotë se atmosfera që do të mbretërojë në Old Trafford nuk do të ndikojë tek ai, në përballjen e së shtunës ndaj Manchester Unitedit.

Përfaqësuesi uruguaian ishte dënuar me 8 ndeshje për shkak të fyerjeve raciste ndaj Patrice Evras dhe publiku nga Manchesteri është i mllefosur.

"E di se ndaj United do të jetë gjendje e tensionuar, sepse do të përballem me Evran. Por, jam mësuar të kem përballë tifozë kundërshtarë. Shpresoj që të mos ndodh asgjë e pazakontë. E di se fansat do të mundohen të më shqetësojnë, por u them atyre se do më motivojnë në këtë rast", tha urguaiani për Radio Sport 890.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›