City kampion, Guardiola: Titulli më i vështirë

Manchester City është kampion i Anglisë. Humbja e kushërinjve të United nisi festimet për ekipin e Pep Guardiola, i cili komentoi për suksesin e tij të njëmbëdhjetë në stol në faqen zyrtare të klubit: “Ishte sezoni më i vështirë, Premier League më e vështirë nga të gjitha. Do e kujtojmë gjithmonë këtë titull për mënyrën si e fituam. Jam shumë krenar për këtë grup lojtarësh, ata janë shumë të veçantë”.
“Me të gjitha vështirësitë që kemi hasur, ata kanë pasur një vazhdimësi të pabesueshme. Ky triumf është gjithashtu për çdo anëtar të stafit tonë teknik, i cili punoi pa u lodhur në prapaskenë për tu siguruar që lojtarët nuk kanë humbur asgjë. Premier League është titulli më i rëndësishëm për ne. Luhet çdo tri ditë, duhet të provoni se jeni më i miri çdo javë nëse doni të fitoni këtë kompeticion Shpresoj se mund të festojmë me fansat tanë një ditë jo shumë larg “.
FERNANDINHO – Katër Premier, një Kupë FA dhe gjashtë Kupa të Ligës në tetë vjet. Kjo është arritja e pabesueshme e Fernandinho, i cili sot feston fitoren e tij të parë në kampionat si kapiten i Manchester City, me të cilin luajti 347 ndeshje dhe mund të largohet në fund të sezonit, kur skadon kontrata e tij:
“Unë jam shumë krenar dhe kaq i lumtur me atë që kemi arritur. Premier League është liga më e vështirë në botë, çdo ndeshje e vetme është e vështirë. Të jesh kapiten i kësaj skuadre është një nder dhe privilegj sepse shokët e mi të skuadrës kanë dhënë gjithçka gjatë gjithë sezonit, si në trajnim ashtu edhe në ndeshje”, tha ai për faqen zyrtare të internetit.