E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët,pritet protestë masive para Kryeministrisë

Sindikata e minatorëve ka paralajmëruar dje organizimin e një proteste masive sot para godinës së Kryeministrisë. Vendimi është marrë nga kryesia e sindikatës e cila bëri të ditur se në këtë protestë minatorët do lidhen me zinxhirë me njëri- tjetrin. "Ky ekstremizim që ne e kemi bërë shkallë pas shkalle protestave tona, ka pasur për qëllim sensibilizimin e qeverisë dhe uljen e saj në bisedime me minatorët për gjetjen e një zgjidhjeje për kërkesave tona", u shpreh dje kreu i Sindikatës së minatorëve Fiqiri Xibri. Më tej ai shtoi se "të kërkosh një të ardhur për minatorët, e cila i përgjigjet minimumit jetik kjo është tepër minimale". Minatorët kanë më se një vit që protestojnë duke kërkuar miratimin nga qeveria të një statusi të posaçëm për ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›