City nis bisedimet për transferimin e Kaka
Skuadra më e pasur në botë, Manchester City, ka filluar bisedimet me Milanin për ta transferuar superyllin brazilian Kaka. Më herët u njoftua se dy përfaqësues të Cityt kanë udhëtuar në Milano për të filluar bisedimet me drejtuesit e skuadrës kuqezi, ndërsa "Sky Sports News" njofton se tashmë bisedimet kanë filluar. Vetë lojtari gjithmonë ka shprehur dëshirën për të qëndruar në San Siro, ndërsa edhe Rossonerët janë shprehur se dëshirojnë ta mbajnë atë. Mirëpo shuma e parave që mund të sjellë shitja e ish-lojtarit më të mirë në botë, mund t'i kryejë shumë punë Milanit për ripërtëritjen e skuadrës së 'moshuar'."La Gazzetta dello Sport" spekulon se pronarët e Cityt janë të gatshëm t'i ofrojnë Milanit 100 milionë euro për transferimin brazilianit që në janar. Ndërsa vetë Kaka do të paguhet më shumë se 220.000 euro në javë.