E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini, asnjë kontakt nga skuadra e Çelsit

Largimi i mundshëm i Skolarit nga pankina e Çelsit nuk është aspak sekret në ditët e fundit. Mediat angleze publikojnë këto ditët se tekniku i ardhshëm i Çelsit mund të jetë Roberto Mançini, ish-trajner i Interit në Serinë A.

Këto zëra i përgenjështron menaxheri i lojtarit, Xhorxhio de Xhorxhis, i cili deklaron se nga Anglia nuk ka patur asnjë kontakt.

“Mund të themi se ekziston mundësia që Mançini të ulet në stolin e Çelsit, por aktualisht nuk ka asnjë kontakt nga asnjë skuadër angleze”, deklaron menaxheri.

Mançini arriti të shpallej kampion i Italisë me Interin dy herë rresht, duke u bërë edhe si një nga teknikët më jetëgjatë tek kjo skuadër. Me përfundimin e sezonit ai u largua nga drejtimi i kësaj skuadre, dhe në vendin e tij u ul portugezi Murinjo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›