City nuk e shet Tevezin

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 21:32
Carlos Tevez nuk do të largohet nga Manchester City gjatë janarit.
Klubi anglez e ka ‘blinduar’ yllin argjentinas, të cilin e konsideron të pashitshëm, pas interesimit të Real Madridit. Sulmuesi Tevez ka kontratë me ekipin e drejtuar nga Roberto Mancini deri në vitin 2014 dhe ‘Citizens’ kërkojnë nga futbollisti që ta respektojë kontratën deri në fund.
Më parë, Tevez ishte pjesë e West Hamit dhe Manchester United, para se të transferohej te rivali lokal i “Djajve të Kuq”, Manchester City.