"Ciudad juarez", renditet qyteti më i rrezikshëm i botës
Ciudad juarez në Meksikë është qyteti më i rrezikshëm i botës. Pas tij rendit Karakas, kryeqyteti i Venezuelës që ndodhet në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vende në të cilat lufta dhe dhuna për drogën është në nivelet më të larta. Në botë ka qytete ku jetohet në paqe , ka edhe të tjera ku ka raste dhune sporadike, por ka edhe qytete ku mund te vdesësh lehtësisht dhe jo për shkaqe natyrore. Qyteti meksikan i " Ciudad Juarez" është cilësuar si më i rrezikshmi në botë, për të renditur me të tejra vende si Karacas, kryeqyteti i Venezuelës, dhe në vend të tretë New Orleans, në Shtetet e Bashkuara. Lista vijon më tej me El pason. Lajmi është pohuar nga një OJQ meksikane, "këshilli i qytetarëve për sigurinë e publikut". Qyteti meksikan "Ciudad juares" me 1,4 milionë banorë, ka regjistruar në vitin 2008 , 130 vrasje për çdo 100 000 banorë, më pas renditet Karacas, me 96, dhe New Orleans, po me 95, bën të ditur raporti i OJQ-së. Një tjetër qytet meksikan që është klasifikuar i katërti është tihuana , edhe ky ne kufi me amerikën, përpara San Diegos , Kaliforni me 73 vrasje në çdo 100 000 banorë.
Në meksikë jane regjistruar 10 000 vrasje që nga viti 2008. pjesërisht ky fenomen i frikshëm shpjegohet me faktin se në kufirin meksikano amerikan, janë të përqëndruar kartelet e drogës që synojnë kontrollin dhe trafikimin e drogës në territorin e në tregun amerikan, klienti i parë botëror i kokainës. Kjo luftë e vërtete ka bërë që Meksika të shënoje më shumë se 10 000 të vdekur nga 1 janari i 2008-ës, pavarësisht dislokimit të 36 mijë forcave ushtarake dhe agjentëve të policisë në të gjithë vendin. Trafiku i lëndëve narkotike drejt shba-së, gjeneron çdo vit një shumë prej 63 miliardë dollarësh. Lajmi është bërë publik nga ministri meksikan i sigurisë publike Genaro Garcia Luna. Një kilogramë kokainë shitet rreth 50 herë më shtrenjtë në shba e në europë sesa në kolumbi apo edhe vetë në meksikë, ka theksuar ministri meksikan
Edhe Tijuana është një tjetër qytet me shkallë të lartë rrezikshmërie. Ai lë pas Citta del capo në afrikën e jugut dhe po sipas OJQ meksikane CCSP, në të janë regjistruar 62 vrasje për cdo 100 000 banorë. San Salvador, kryeqyteti i Salvadorit, është klasifikuar në vendin e shtatë me 49 vrasje, para Medellin, në Kolumbi me 45 vrasje, njësoj me Baltimoran në SHBA. Ndërsa Bagdadi, kryeqyteti iraken që ende vuan pasoja e pasluftës, renditet në vendin e 10-të, me 40 vrasje në çdo 100 000 banorë.