E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, të arrestuarit e "Vetëvendosjes" dalin në gjyq

Të arrestuarit e lëvizjes "Vetëvendosje" janë paraqitur sot në Gjykatën Komunale të Prishtinës, pasi u kishte përfunduar edhe paraburgimi i caktuar prej 48 orësh.
Më vonë pritet të merret një vendim i ri për masat ndaj tyre. Ndërkohë, në gjykatë ata janë shoqëruar nga një numër i madh policësh. Para dy ditësh, aktivistët e lëvizjes "Vetëvendosje" kanë dëmtuar rreth 25 makina të EULEX-it, dhe si pasojë 21 aktivistë janë arrestuar.
Aksioni i Vetëvendosjes kishte ardhur si reagim i përpjekjeve të EULEX-it për të nënshkruar protokollin me Serbinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›