Sejdiu-Thaçi: Ndal debatit për Protokollin
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Hashim Thaçi,janë shprhur kundër të ashtuquajturin Protokoll bashkëpunimi me Serbinë.
Me anë të një deklarate për shtyp thuhet se "Institucionet e Kosovës janë institucione sovrane dhe rrjedhimisht marrin vendime sovrane ne pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Republika e Kosovës nuk merr asnjë obligim dhe përgjegjësi për çështjet për të cilat nuk ka vendosur në mënyrë sovrane".
Krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës theksuan në takim me Faith dhe Kermabon se institucionet e Kosovës do të bashkëpunojnë ngushtë me EULEX-in dhe ICO-në në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ata theksuan se gjendja në Mitrovicë është e papranueshme dhe se duhet të krijohet ambient i përshtatshëm dhe i papengueshëm për kthim në pronat e tyre dhe për rindërtimin e shtëpive për të gjithë qytetarët. "Dhuna e demonstruar në Mitrovicë dhe demolimi i pasurisë së EULEX-it është e papranueshme dhe institucionet dhe populli i Kosovës e dënojnë në mënyrën më të ashpër.