Thaçi: Të patolerueshëm ndaj banditëve
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi të mërkurën se institucionet e vendit do të jenë të patolerueshme ndaj banditëve dhe atyre që i pengojnë njerëzit të kthehen në pronat e tyre. Thaçi e ka vlerësuar si temë të tejkaluar protokollin EULEX-Serbi, dhe ka theksuar se institucionet e Kosovës janë unike dhe pa dallime mes lidershipit kosovar.
Duke komentuar ngjarjet e fundit ne veri të Mitrovicës, kryeministri Thaçi u shpreh se institucionet kosovare do të jenë të pakompromis ndaj banditëve dhe atyre që i pengojnë njerëzit të kthehen në pronat e tyre. Këto komente, kryeministri i bëri gjatë një vizite në komunën e Vitisë.