Bakojanis me akuza të ashpra ndaj Gruevskit
Ministrja e jashtme greke ka akuzuar kryeministrin maqedonas se po e shtyn popullin e vet në fanatizëm nacionalist, duke e larguar nga perspektiva euro-atlantike. Duket pra se rifillimi i negociatave midis Athinës e Shkupit, javën e kaluar, nuk ka shtuar asnjë progres në maratonën e mosmarrëveshjes 20 vjeçare midis të dy vendeve fqinje.
Ministrja e jashtme, Dora Bakojanis është shprehur se mesazhet e Athinës ndaj Shkupit, janë në të njëjtën kohë mesazhe të të gjithë komunitetit ndërkombëtar.
Por kritikat e saj ishin të ashpra për kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski : "Ai kujton se me inaugurime dhe falsifikime mund të rishkruajë historinë", tha ministrja e jashtme.
Zonja Bakojanis theksoi angazhimin e palës së vet për të vazhduar negociatat me frymë konstruktive, me objektiv arritjen e një zgjidhjeje reciprokisht të pranueshme, pa fitimtarë dhe të humbur.
Ministrja e jashtme greke parashikoi se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë një periudhë kritike, për të ashtuquajturat probleme të mëdha kombëtare, siç është ai i emrit të Maqedonisë, apo marrëdhëniet me Turqinë.
Deklaratat e ashpra të ministres së jashtme greke pasojnë refuzimin e Athinës ndaj gatishmërisë që shprehur nga qeveria maqedonase, për të kontribuar në përpjekjet për shuarjen e zjarreve të fundjavës në Greqi.