Civici: Amnistia, kjo reformë duhet të përfundojë sa më parë

Reformat ekonomike nuk duhet që të ngelin peng i politikës.Eksperti i ekonomisë Ardian Civici dhe njëkohësisht rektor i UET-së deklaroi se amnistia është një reformë që duhet të përfundojë sa më parë, pasi kjo është nevojë e ekonomisë sonë.
Sipas Civicit, vendi ynë është i vonuar përsa i përket zbatimit të amnistisë fiskale. Shumë biznese janë duke e kërkuar me ngulm realizimin e këtij proçesi .
Amnistia fiskale është një proçes i cili ka nisur të diskutohet prej kohësh, por për shkak të mungesës së 84 votave në parlament ajo ende nuk është miratuar.