Kolesteroli, idetë e drejta dhe të gabuara
Nëse mjeku ju ka thënë se e keni të lartë përqindjen e kolesterolit, atëherë duhet të kini kujdes me ushqimet tuaja dhe të ndryshoni mënyrën e jetesës. Duke ndryshuar ushqimin, mund të ulim dhe një të tretën e përqindjes së kolesterolit... me kusht që të bëni një zgjedhje të mirë dhe të mos u vini veshin atyre çfarë thuhen. Ja cilat janë ushqimet e këshillueshme:
Nuk duhet të ha vezë
E gabuar: kolesteroli i vezëve apo ushqimeve të tjera luan shumë pak rol në kolesterolin në gjak dhe mjeku do t’ju thotë se duhet të hani 4 vezë në javë.
Duhet të ha 5 lloj fruta dhe perime në ditë
E vërtetë: të gjitha perimet janë të pasura me fibra dhe me antioksidantë, ju ndihmojnë që të keni një ushqim më të ekuilibruar dhe për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kardio-vaskulare.
Duhet të ha mollë
E vërtetë: duke ngrënë mollë ju mund të ulni nga 5-10 për qind përqindjen e kolestreolit, por është e mira që të hani tri kokrra në ditë.
Nuk mund të ha djathë
E gabuar: është çështje sasie. Nuk duhet të harrojmë se djathi është një ushqim i ekuilibruar dhe i pasur në kalcium. Duhet të hamë 30-40 gramë në ditë.
Proteinat e sojës ulin kolesterolin
E vërtetë: konsumimi i rregullt, 25-30 gramë në ditë proteina soje, shoqërohet me një ulje 10-15 për qind të kolesterolit.
Duhet të heq përdorimin e çdo lloj yndyre
E gabuar: zgjidhja është që të zgjedhësh çfarë lloj yndyre duhet. Përpiquni që të përdorni yndyrna shtazore, gjalpi p.sh. Po kështu është më e mira që të hani vaj ulliri për gjellët, por edhe vaj arrash të pasura me omega 3. Duhet të konsumoni 2-3 herë në javë peshk edhe ky i pasur me acide të ngopura Omega 3.
Mjafton të ha ushqim antikolesterol, për të ulur përqindjen
E gabuar: ka ushqime që të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardio-vaskulare, falë një raporti të mirë Omega 3-Omega 6. Këto ushqime duhet të përdoren në kuadër të
një ushqimi tipik mesdhetar, ku bëjnë pjesë drithërat, frutat dhe perimet, peshk dhe mish pule.
Nuk këshillohen frutat e detit
E gabuar: frutat e detit nuk kanë yndyrna. Në të kundërt, një abuzim me majonezë apo gjalpë te midhjet nuk do të ishte e këshillueshme.