Ilegalët, s’marrin vesh

Kur u ka mbetur edhe një javë kohë komunave për heqjen e antenave ilegale, krerët e ART-së nuk besojnë se kjo formë vullnetare do të këtë sukses. Këtij institucioni rregullativ nuk i ka mbetur asnjë mundësi tjetër, pos heqjes se antenave me forcë.
Kreu i ART-së, Ekrem Hoxha, i cili ua dha 1 muaj afat komunave për heqjen vullnetare të antenave, tani thotë se as që pret nga to t’i largojnë antenat, ndryshe nga ditë më parë kur kishte deklaruar se faza e dytë parasheh heqjen vullnetare të antenave ilegale.
“Prej komunave ne nuk presim t’i largojnë antenat”, thotë Hoxha.
Gjendja në terren duket se ka humbur shpresat e zyrtarëve të ART-së për largimin vullnetar të operatorëve ilegalë.
Sipas kreut të ART-së, me gjasë do të vijë në shprehje plani i fundit, që është largimi më forcë i antenave ilegale, nën asistencë të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, siç kishte ndodhur muaj më parë kur u larguan 14 antena në tërë territorin e Kosovës.
“Në 12 stacione që dyshojmë se ka antena pas 18 qershorit do t’i bëjmë edhe një herë matjet se a janë duke funksionuar këto antena. Nëse po, atëherë të gjitha do t’i largojmë”, ka thënë prerazi Hoxha.
Siç edhe është pritur, komunat serbe deri tani nuk kanë hequr asnjë antenë. Në komunën e Graçanicës as që vihet në dyshim ekzistenca e këtyre antenave nga qytetarët serbë. Ata po i shqetëson vetëm fakti se frekuencat nuk janë të forta dhe se kanë pengesa gjatë bisedave telefonike.
Kreu i ART-së i kishte dërguar letër kryetarëve të komunave të Graçanicës, Shtërpcës, Leposaviqit, Prizrenit dhe Pejës duke u dhënë afat 30 ditë për heqjen e këtyre antenave nga territoret e tyre. Gjithashtu, i ka njoftuar operatorët e telefonisë mobile, Telekom Serbia, Telenores dhe VIP me qendër në Serbi se antenat e tyre pas 18 qershorit nuk do të jenë funksionale në Kosovë.
Tani kur afati është afruar, Hoxha mohon se në enklavat serbe janë montuar antena të reja, përveç atyre që dyshohet se ekzistojnë.
Megjithatë, në një komunikatë të lëshuar më herët nga ART-ja, thuhet se ART-ja është dhe mbetet e vendosur në eliminimin edhe të pjesëve të mbetura, por periferike të operimit të operatorëve ilegalë.
“ART-ja konfirmon se në ato pjesë ku krijohet përshtypja e funksionalitetit, kapaciteti i tyre është shumë i vogël që përcillet me dështime të vazhdueshme në realizimin e thirrjeve telefonike në atë pjesë të mbetur të ‘rrjetit’ telekomunikues të këtyre ‘operatorëve”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e ART-së këtë veprim të operatorëve ilegalë e quan përpjekje të tyre për t’u rimëkëmbur. Sidomos kapacitetet dhe fuqitë e transmetimit janë shtuar në pikat rreth brezit kufitar të Serbisë me Kosovën.
“Rrjedhimisht kemi depërtim më të thellë të sinjalit në brendi të territorit të Republikës së Kosovës. Këto veprime janë në kundërshtim me rekomandimet teknike të ITU-së për punë të pajisjeve në brezin kufitar të shteteve të ndryshme”, thuhen në komunikatë.
Ndërkaq, disa nga kryetarët e komunave që kanë pranuar këtë letër në formë ultimatumi nga kreu i ART-së, ndihen të pafuqishëm për të marrë masa në këtë drejtim.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, pati thënë se do të përballen me presione dhe rezistencë të pronarëve që i kanë vendosur antenat, si dhe banorëve lokalë.
Sipas tij, në këtë qytet janë tri antena të vendosura kryesisht mbi ndërtesa të larta të banimit kolektiv dhe pronarët e banesave përfitojnë nga 10 euro në muaj.
“Ne frikohemi se do të hasim në rezistencë nga banorët që banojnë në ato ndërtesa. Nga pronarët do të kemi rezistencë gjithashtu”, pati thënë Muja.
Për këtë ai mendon se më mirë do të ishte që niveli qendror, sikur në fazën e parë kur pati intervenuar pa paralajmërim për heqjen e antenave ilegale, të veprojë edhe kësaj here.