Emigrantët ndikim në tregun valutor

Kjo javë mund të karakterizohet si përgjithësisht e qetë dhe e stabilizuar sa i takon tregut valutor. Të shtunën tregu valutor i kryeqytetit e shkëmbente në blerje një dollar me 112.5 lekë dhe në shitje 113.1 lekë. Ndërkohë shifrat e fiksuara për monedhën evropiane euro ishin një euro baraz me 136.2 lekë në blerje dhe 136.7 lekë ne blerje. Një tendencë të lehtë ndryshimi ka monedha britanike paund e cila në fundjavë në tregun valutor kuotohet me 163.6 lekë në shitje dhe 164.2 lekë në blerje.
Duke i krahasuar shifrat e këtyre valutave me kursin zyrtar të bankës së Shqipërisë vërejmë se përkrah ndryshimeve minimale që shkojnë deri në 0.8 lekë për monedhë ka një tendencë rënieje për dollarin dhe kundërta ka shtrenjtim të lehtë për euron dhe paundin. Ekspertët thonë se kjo situatë pritet të zgjasë së paku edhe 2 javë kohë kur nis edhe kthimi masiv i emigrantëve për pushime dhe ku si cdo vit ka ndikime në tregun valutor. Qëndrueshmëria e monedhave ka efektet e saj edhe në shkëmbimet tregtare të vendit e vecanërisht në importet që janë më shumë në volum. Një monedhë e qëndrueshme garanton edhe cmime më të qëndrueshme në treg.
Adi Darsi < I mëparshmi