E Diel, 1 Nëntor 2026

Agim Pepa, veprat e tij në një kolanë nga miqtë e kolegë


Më shtrojnë në shtretër çmendurie,
Se merrem me vjersha dhe ngre gota .
Pas ijesh tëhijshme bukurie,
Me duket se fshihet gjithe bota.

Vepra poetike, proza dhe refleksionet e krijuesit në letrat shqipe Agim Pepa mbërrijnë të përzgjedhura në kolanën e hartuar në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të autorit.
Bordi redaktues i miqve si shkrimtari Vasil Premçi, drejtuesi i klubit të shkrimtarëve të Durrësit Nikolla Spathari, poeti Agim Bajrami dhe gazetari Agim Tuci prezantuan në TKOB krijimtarinë e mikut të letërsisë.

Poezia që ka si objekt problematikën njerëzore të përditshme, proza me tregime fantastike të një realizmi disi magjik dhe esetë mbi dukuritë dhe kultet vijnë ne tre volume të krijimtarisë së përzgjedhur. Shkrimtari Agim Pepa u kujtua nga familjarët, miqtë e letërsisë, në paraditen letrare me interpretime nga aktorë të teatrit si dhe pjesmarrjen e drejtuesve të institucioneve kulturore të vendit.

Djallushkat më bëjnë ziliqar,
Në ç'hone më hedhin se di ?!....
Nëse bota më quan mëkatar ,
Ti mos m'u tremb dashuri !

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›