Puyol pensionohet në Barcelonë

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol ka theksuar se dëshiron të mbetet në Nou Camp derisa të pensionohet dhe nuk pret të ketë probleme në lidhje me vazhdimin e kontratës me gjigantin katalan.
Marrëveshja aktuale e tij me Barcelonën do të skadojë në verën e ardhshme. “Gjithmonë jam ndjerë i vlefshëm për klubin, tifozët, bashkëlojtarët e mi dhe trajnerin. Nuk mund të kem ankesa. Nuk pres të kemi probleme për të diskutuar rreth kontratës së re”, deklaroi Puyol për të përditshmen sportive spanjolle Marca.
“Jam shumë i lumtur që vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuadre. Dua të vazhdoj të kontribuoj për të, të fitojmë tituj të tjerë. Synoj të mbetem këtu derisa të pensionohem”, përfundoi ai.