Cleverly do t`i mungojë fushës për 4 javë

Drejtuesit e skuadrës së Manchester United kanë konfirmuar se mesfushori i tyre Tom Cleverly nuk e ka thyer këmbën ashtu siç ishte raportuar, por bëhet fjalë për një lëndim që atë do ta mbajnë jashtë për 4 javë. Futbollisti i Boltonit, Davis, gjatë ndeshjes së djeshme kishte ndërhyrë të ashpra ndaj mesfushorit, i cili u detyruar të largohet më herët nga loja.
Për këtë ndërhyje madje as nuk u ndëshkua me kartonë të verdhë. Ferguson pas ndeshjes ka deklaruar se ka dyshime se ai ka thyer këmbën por testet mjekësore kanë treguar të kundërtën. Cleverly ka shkëlqyer në këtë fillim sezon në fanellen e Manchesterint madje ishte ftuar menjëherë në kombëtare nga Capello.