Klitschko mbron titullin në WBC

Vitali Klitschko ndali Tomasz Adamekun në raundin e 10-të të përballjes së njëanshme dhe mbrojti titullin e tij të kampionit botëror në kategorinë e rëndë të versionin WBC në Poloni, të shtunën mbrëma.
Klitschko 40 vjeq dominoi meçin duke e lënduar kundërshtarin e tij me një seri të goditjeve.
I guximshmi Adamek ishte inferior ndaj ukrainasit ndërsa iu numërua në raundin e gjashtë pasi Klitschko e kishte qëlluar me një të djathtë. Në të dhjetin, Adamek ishte në këmbë kur gjyqtari ndërpreu meçin.
“Tani jam shumë më i mirë se para 10 viteve”, tha Klitschko pas fitores së tij në Wroclav. “E di se çka jam në gjendje të bëjë. Nga fillimi e kam ditur se do të nokautoj Adamekun herët ose vonë. E kam kontrolluar përballjen”, u shpreh ai.
Klitschko tani ka 40 nokaute nga 43 fitore, dhe dy humbje. Së bashku me vëllanë e tij më të ri Wladimir, ata dominojnë në kategorinë e rëndë duke mbajtur titujt në versionet IBF, WBO, WBA dhe WBC.