E Shtunë, 31 Tetor 2026

La Liga nuk është Real Madrid – Barcelona

Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 08:23

Trajnerët rivalë, Pep Guardiola dhe Jose Mourinho ishte të një mendimi duke mohuar sugjerimet se gara për titull në La Liga zhvillohet vetëm mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Kampioni Barcelona humbi epërsinë prej dy golave duke barazuar 2-2 në Real Sociedad, ndërsa Real Madridi triumfoi 4-2 në shtëpi ndaj Getafes, ku fitorja nuk ishte aq e sigurt sa mund të sugjerojë rezultati.

“Ata flasin për një ligë prej dy rivalëve dhe kjo tregon dëshirën e të tjerëve që janë duke u përmirësuar dhe demonstrojnë dëshirën e tyre për të na mposhtur”, tha trajneri i Barcelonës, Guardiola para gazetarëve në San Sebastian.

“Është mësim i mirë për të ardhmen. Golat e Sociedadit erdhën kur ne ishim në lojën tonë më të mirë, por kjo tregon se në futboll ju duhet që gjithmonë të jeni të kujdesshëm”, u shpreh ai.

Edhe Reali u bë të djersitet kundër Getafes dhe trajneri Mourinho pranoi se çdo ndeshje është e vështirë.

“Ndoshta futbollistët janë dehur nga shumë informacione dhe lajme se sa e lehtë do të jetë liga dhe në fund kjo na i komplikoi gjërat. Të gjitha këto ekipe thonë se janë të dobëta dhe nuk pajtohem. Të gjitha janë profesionale, trajnerët dhe futbollistët. Për mua të gjitha ndeshjet janë të vështira”, deklaroi Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›