Enrique: Unë jam fajtor për humbjen

Trajneri i Romës, Luis Enrique, ka refuzuar t`i fajësojë lojtarët e tij për humbjen prej 2-1 nga Cagliari, por e ka marrë fajin mbi vete.
“Ishte faji im, pa asnjë dyshim. E gjithë skuadra sulmon si një njësi dhe kur nuk shënojnë, nuk është vetëm faji i sulmuesve, por mbi të gjitha, i trajnerit dhe të gjithëve deri te portieri”.
“Ishim në avantazh, sidomos në gjysmën e dytë, por nuk i shfrytëzuam rastet tona”, u ka thënë Luis Enrique gazetarëve pas ndeshjes.