E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clichy: Barcelona? Jo, faleminderit!

Mbrojtësi i Arsenalit, Gael Clichy, ka thënë se do të preferonte më shumë qëndrimin tek Arsenali se sa një kalim te Barcelona.
Clichy ishte lidhur kohët e fundit me një transferim në Camp Nou për një vlerë prej rreth 10 milionë paund dhe gjithë kjo të finalizohej në paketë me Cesc Fabregasin. Sidoqoftë, këto spekulime Clichy i mohon kategorikisht.
"është e mrekullueshme pasi ekipe si Barcelona dhe Real Madridi janë duke më ndjekur. Këto janë ekipe të mëdha që secili i njeh, por unë dua të them se jam i fokusuar në fundin e sezonit. Unë dua të fitoj diçka këtu. Unë kam dhe dy vite të mbetura në kontratën time, kështu që këtë pyetje më duhet ta lë pa përgjigje".
"Unë nuk dua të them se ndjehem anglez sepse shumë njerëz do të ofendoheshin. Por, unë vërtetë ndihem si në shtëpinë time", deklaroi Clichy për London Evening Standard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›