Besa – Shkumbini, lojë “armiqsh” të rinj

www.albania-sport.com - Besa për javë të tëra bashkëkryesoi kampionatin me Dinamon, më pas u ul gjatë në vendin e dytë, por pas 28 javësh, kavajasit, me 43 pikë, tani e shohin veten në tretin, pas Dinamos (58 pikë) dhe Tiranës (44 pikë).
Faza e tretë e kavajasve është një katastrofë e vërtetë për përmasat që i ka dhënë skaudrës presidenti Nexhat Bizhdili dhe trajneri Shpëtim Duro: pesë humbje në gjashtë ndeshje (një fitore).
Gjithsesi, edhe pse me “biletën” e finales së Kupës së Shqipërisë në xhep kundër Vllaznisë, kavajasit nuk mund ta kenë të garantuar një vend në Ligën e Europës nëse nuk fitojnë të mërkurën kundër Shkumbinit, pikërisht skuadrës që e eliminuan në gjysëmfinalen e kupës.
Pas miqësisë së thekur midis dy klubeve thuajse fqinjë, Besa e Shkumbini po përjetojnë një klime të ashpër armiqësore, nisur edhe nga incidentet e pazakonta pas ndeshjes së kthimi të Kupës, kur kryetari i Bashkisë së Peqinit goditi me grusht trajnerin Shpëtim Duro.
Shkumbini kaloi një “mini-krizë” bankine, kur trajneri Përparim Daiu dha dorëheqjen pas humbjes me Tiranën dhe u rikthyer në drejtim pas presionit të drejtuesve të klubit peqinas.
Ish-trajneri i Besës do të jetë për herë të tretë si kundërshtar i skuadrës së qytetit ku ka lindur dhe është formuar si futbollist.
“Kam shumë besim se në javët në vazhdim do të japim maksimumin për të justifikuar besimin e drejtuesve tanë”, - tha Daiu, që e ka marrë në dorëzim skuadrën peqinase nga java e 16-të, duke pasuar në bankinë Kristaq Milen.
Shkumbinin në ndeshjen e parë të Daiut regjistroi fitoren më të bujshme në kampionat, duke mposhtur 4-0 Dinamon e duke i dhënë skuadrës një profil pretendenteje në Europë.
Tani, pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, gjërat kanë ndryshuar për keq për skuadrën peqinase.
Pas barazimit shpresëdhënës në Kavajë, 1-1, gjithçka u shkatërrua në Peqin, atje ku Besa fitoi 1-0 falë golit të Sokol Cikalleshit.
Sulmuesi i talentuar kavajas: “Për ndeshjen e radhës (ndaj Shkumbinit) do të japim maksimumin për të arritur fitoren).
Në fakt, Besa dhe Tirana janë të vetmet skuadra që e kanë mundur Shkumbini në Peqin. Kavajasit fituan 2-1 në javën e dytë të kampionatit, çka solli edhe vetëdorëheqjen e trajnerit të parë të këtij sezoni te Shkumbini, Gugash Magani.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Kavajë, Besa fitoi 2-0 me Shkumbinin, që nga ana e tij është i vetmi ekip që nuk ka fituar asnjë ndeshje në transfertë gjatë këtij sezoni.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29, 21.04.2010, 14:00
Dinamo-Teuta (Hoxha)
Besa-Shkumbini (Jareci)
Tirana-Laçi (Janku)
Skënderbeu-Apolonia (Pashaj)
Kastrioti-Vllaznia (Meta)
Gramozi-Flamurtari (Jemini)
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 20 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili