E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu –Apolonia, betejë për mbijetesë

www.albania-sport.com - Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Korçë, Skënderbeu humbi 0-1 ndaj rivalit direkt për mbijetesë, Flamurtarit, një dështim që u ndoq “live” nga mbi 7 mijë shikues në stadiumin e qytetit të tyre.

Të mërkurën, djemtë e “Red Bull”-it presin të arkivojnë në tavolinë fitoren me Vllazninë (takimin në Shkodër e humbën 3-2), përpara se ata të përballen me një tjetër skuadër në urgjencë pikësh, Apoloninë e Fierit.

“Takimi i kësaj jave me fierakët është ndeshja për të harruar fierakët”, - tha trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, tekniku i tretë sezonal i korçarëve pas Gerti Haxhiut dhe Andrea Markos.

Në takimin e fundit të zhvilluar në Korçë, Skënderbeu humbi 2-3 me Apoloninë, por si në bankinën e korçarëve ashtu dhe të fierakëve ishin të tjerë aktorë: Gerti Haxhiu te Skënderbeu dhe Esad Karishik te Apolonia.

Skënderbeu ka bërë një fazë të tretë thuajse të jashtëzakonshme, duke u shkëputur nga vendi i fundit që e mbajti për gati 20 javë.

“Është mundësia për ta parë veten jashtë grupit të skuadrave që rrezikohen nga kategoria”, - theksoi Josa, që me tri pikë të mundshme me Apoloninë e ato me Vllazninë, do ta ngjiste ekipin në kuotën e 39 pikëve.

Por te Apolonia i bëjnë ndryshe llogaritë.

“Në Korçë duhet të shkojmë për pikë”, -tha mesfushori i Apolonisë, Agim Meto. “Ne duhet të luftojmë deri në fund”.

Apolonia mbërrin në Korçë pas fitores në Fier 2-1 me Dinamon, ndaj së cilës edhe Skënderbeu fitoi 4-3, dy ndeshje që konsiderohen si të “dhuruara” nga kryesuesit e kampionatit.

“Korçarët do të kërkojnë të marrin maksimumin në shtëpi, por dhe ne po përgatitemi për të mos i diskutuar pikët e plota”, - tha qëndërmbrojtësi i Apolonisë, Maringlen Shoshi.

Skënderbeu është skuadra e dytë më e mirë përsa u përket golave të shënuar: 35 të tillë (po aq sa Flamurtari), teksa Dinamo mbetet dhe makina e golave (47). Ajo që bie në sy është fakti, se golashënuesi më i mirë i korçarëve është kroati Milain Guerrib me 9 gola.

Por, edhe te Apolonia, “topçiu” më i suksesshëm është po një lojtar i huaj, sulmuesi serb Mladen Bërkiç, që me 13 gola të realizuar kryeson listën e golashënuesve, po aq sa Elis Bakaj i Dinamos dhe Daniel Xhafaj i Besës, duke qenë një kandidat i fortë për fitimin e “Këpucës së artë”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 20 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›