Skandali seksual, Real tërhiqet nga Ribery

www.albania-sport.com - Perspektiva e transferimit të ndërkombëtarit francez të Bayern Munich, Franck Ribery te Real Madrid është e turbullt për shkak të hetimeve në lidhje me marrëdhëniet e tij me vajza nën moshë, raportoi një gazetë të martën.
Gazeta e përditshme sportive “Marca”, pa cituar burime, tha se skandalin në të cilin është përfshirë mesfushori 27-vjeçar, ka “mënjanuar të paktën përfundimisht” shanset e tij për t’u bashkuar me gjigantët spanjollë.
Gjatë hetimeve të policisë, Riberi, i cili është i martuar dhe ka dy vajza, pranoi se kishte marrëdhënie me prostituta, por ai tha se nuk e dinte se ato ishin nën moshë, tha një jurist për agjencinë franceze të lajmeve, AFP.
Tashmë është në dorë të trupit gjykues, nëse ai do të vendosë masa ndaj Ribery. Nëse do të gjendet fajtor Ribery mund të përballet me maksimumin tre vjet burg ose 45 mijë euro.
Javën e shkuar, Riberi, i cili ishte në objektivin e Real Madrid javën e kaluar, tha se ai kishte planifikuar të merrte një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij “brenda 10 ditësh”.
Kontrata e tij me Bayen skadon vitin tjetër, por ai ishte në favor të një lëvizjeje në Spanjë, nëse ai do të vendoset të largohej nga Bavaria, por këmbënguli se nuk kishte marrë asnjë vendim deri tani.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 20 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili