E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cliff: Qeveria ta studiojë Raportin e Progresit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ien Cliff, tha se qeveria britanike do t’i bëjë thirrje autoriteteve kosovare ta analizojnë në tërësi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për këtë vit.

Duke folur për perspektivën evropiane të Kosovës para studentëve të Universitetit amerikan në Prishtinë, Cliff u shpreh:

“Qeveria ime do t’i kërkojë qeverisë së Kosovës që ta studiojë (Raportin e Progresit) me kujdes dhe të përqendrohet në fushat ku nevojiten reforma të mëtejme. Së dyti, ne mirëpresim planin e Komisionit për të nisur, në fund të këtij viti, dialogun për lehtësimin e vizave dhe propozimin e tij për të vendosur një dialog të strukturuar mbi sundimin e ligjit”. (REL)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›