Clinton: Hetim Kinës lidhur me sulmet ndaj Google
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton në një fjalim lidhur me lirinë e internetit i kërkoi Kinës një hetim thelbësor lidhur me sulmet masive kibernetike ndaj Google dhe disa kompanive të tjera.
"Interneti dhe teknologjitë e tjera duhet të jenë mjete thelbësore për forcat policore dhe ata të cilët ndërmarrin sulme kibernetike duhet të përballen me ndëshkimin ndërkombëtar.
Në një realitet ndërlidhës të tillë, një sulm kundër një rrjeti ndërlidhës të një kombi mund të kthehet në një sulm kundrejt të gjithëve ne", deklaroi Hillary Clinton.
Deklarata e Sekretares së Shtetit erdhi pas kërcënimit të motorit kërkues në internet, Google adresuar Kinës, ku kërkohej t'i jepej fund censurës dhe sulmeve masive ndaj llogarive të klientëve të saj përndryshe ajo do të mbyllte shërbimet e saj në vendin komunist.