E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton dhe Ki Moon diskutojnë për të ndihmuar Haitin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon dhe ish-presidenti i SHBA i cili është edhe i dërguar i posaçëm në Haiti, Bill Clinton do të punojnë së bashku për përmirësimin e gjendjes në Haiti nëpërmjet një programimi për punësim.
Shefi i Kombeve të Bashkuara tha se krijimi i vendeve të punës, do të ndihmojë shumë në rindërtimin e ekonomisë dhe infrastrukturës së vendit të shkatërruar nga tërmeti. Klinton tha për reporterët se ajo që nevojitet për popullin Haitian në këtë fazë emergjente janë donacionet në kesh. Klinton shtoi gjithashtu se ka mbetur i impresionuar nga optimizmi i qeverisë Haitiane për të përballuar krizën.
"Gjëja që mua më habit është se si qeveria pas kësaj tragjedie të tmerrshme po mendon për të ardhmen. Ata kanë kuptuar se pas gjithë kësaj barre, ata kanë një përgjegjësi më të mëdha se më parë për t'i dhënë popullit haitian një të ardhme të ndryshme dhe më të mirë,", tha Clinton.
Ministri haitian i tregtisë tha sitën e enjte se bankat në vend do të fillojnë të veprojnë përsëri në fundjavë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka punuar me donatorë të ndryshëm për të ndihmuar në riqarkullimin e parasë në ekonominë e Haitit, në mënyrë që njerëzit të mund të blejnë ushqime dhe nëpunësit civilë të paguhen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›