Dosjet, reagon Starova
Tiranë Veprim të padrejtë ligjërisht dhe të pamoralshëm, pasi shkel parimin e paanshmërisë së institucioneve të drejtësisë"-ka vlerësuar kreu i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova, vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese. Starova theksoi se me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese provoi se është pjesë e problemit që ka synuar të zgjidhë zbatimi i ligjit për pastrimin e figurave publike".
"Në vend që të merrte një vendim të tillë, Gjykata Kushtetuese duhej të kishte respektuar vetveten si institucion, duke shpallur paaftësinë e vet për marrjen e këtij vendimi për shkak të konfliktit të interesave. Rrugëzgjidhja e vetme, e cila do t'i hapte rrugë zgjidhjes së problemit, ishte dorëheqja e atyre anëtarëve të Gjykatës, që janë të vetëdijshëm se nuk duhet të jenë pjesë e këtij institucioni, duke dhënë kështu një shembull morali të lartë si njerëz të drejtësisë"-tha kreu i BLD-së.
Sipas tij, "Gjykata Kushtetuese shpalli dje hapur përpara opinionit publik shqiptar, mungesën e vullnetit për të mbështetur me mjete ligjore dënimin e krimeve të komunizmit, krime të cilat dënohen sipas të gjithë dokumenteve ndërkombëtare". "Me këtë veprim, kjo gjykatë shpalli hapur qëndrimin shpërfillës kundrejt krimeve të komunizmit, të njëjtë me partinë kryesore opozitare, Partinë Socialiste", u shpreh zoti Starova.