E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton Masa urgjente per uljen e cmimeve te ushqimit

“Pas dekadash urbanizimi dhe industrializimi bota, duhet të kthejë sërish sytë nga bujqësia. Duhen ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të ndalur rritjen e çmimeve dhe për të  rritur angazhimin përsa i përket bujësisë”-është apeli i lëshuar nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilary Clinton, që ka tërhequr vëmendjen se mungesa e ushqimeve dhe rritja e çmimeve për produktet ushqimore rrezikon të krijojë destabilizim të gjerë.

Klinton gjatë një takimi në FAO, Agjencia e OKB-së dhe Ushqimit e Bujqësisë, tha se nevojitet veprim i menjëhershëm për të parandaluar krizat e viteve 2007 e 2008 që çuan në protesta në shumë vende.

"E di që lajmet kryesore flasin për të tjera çështje. E di që të tjera probleme kemi në mendje. Sigurisht që i mbaj dhe unë sytë tek këto çështje, por më pëlqen të hedh vështrimin dhe tek tendenca, që nëse nuk veprojmë tani, nënkuptojnë se kemi humbur mundësinë për garantimin e ushqimit. Demografia, klima e të tjera probleme militojnë kundër nesh. Ja pse duhet të jemi më të vendosur”-tha Clinton.

Pasojat e mosveprimit mund të jenë "të rënda" paralajmëron ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, ndërsa OKB-ja llogarit se 44 milionë njerëz kanë rënë në varfëri që nga qershori i kaluar për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›