Kosove kuvendi miraton marreveshjen me BB

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Bankën Botërore për marrjen e 22 milion dollarëve në formë e kredisë në kuadër të 6 marrëveshjeve të ratifikuara me institucionet ndërkombëtare. Bedri Hamza, ministër i Financave për Albanian Screen tha se marrëveshjet e miratuara në Kuvend do të përshpejton zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Këto marrëveshje do të ndikojnë në përmirësimin e jetesës për qytetarët e Kosovës , do të përfitojnë projektet që kanë të bëjnë me përmirësimin e furnizimit me ujë për qytetarët e Kosovës, projektet të cilat kanë të bëjnë me gjendjen e kadastrave të Kosovës, me përmirësimin dhe ngritjen e efikasitetit dhe cilësisë së punës së doganave, projektet e punësimit qëndrueshëm, përgjithësi janë projekte shumë të rëndësishme për përmirësimin dhe avancimin e gjendjes ekonomike në Kosovë”-tha Hamza.
Hamza tha se këto marrëveshje do të ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare financiare.
Sala Mustafa