Clinton: Pakistani të veprojë kundër terrorizmit
Gjatë një konference për shtyp, Clinton siguroi se qeveria e saj nuk do të bëjë presion mbi Indinë për çështjen e dialogut me Pakistanin.
Për çështjen e terrorizmit sekretarja amerikane e Shtetit foli edhe në Bombei gjatë takimit me familjarët e viktimave të atentateve të nëntorit të vitit të kaluar, ku humbën jetën 170 persona, dhe për të cilin u akuzua një grup islamik fondamentalist nga Pakistani.
Ndërsa nesër Clinton do të takohet me kryeministrin indian Manmohan Singh dhe ministrin e Jashtëm, S.M Krishna, me të cilët do të diskutojë për klimën, terrorizmin dhe marrëdhëniet bilaterale të përqendruara në veçanti mbi marrëveshjen e bashkëpunimit bërthamor ndërmjet dy vendeve, që u nënshkrua vitin e kaluar.