Netanjahu shpërfill SHBA-të; krisje mes dy aleatëve?
Mosmarrëveshja e fundit me Uashingtonin lidhur me projektin për ndërtimin e 20 apartamenteve të reja në një pjesë të Jerusalemit, i aneksuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967, mund të thellojë më tej krisjen në marrëdhëniet ndërmjet dy aleatëve tradicionalë.
Zyrtarët izraelitë deklaruan se Departamenti amerikan i Shtetit kishte thirrur ambasadorin izraelit në Uashington, Michael Oren, për t'i kërkuar anulimin e vendimit të Bashkisë së Jerusalemit për ndërtimin e shtëpive të reja për kolonët hebrenj.
"Nuk mund të pranojmë idenë që hebrenjtë nuk do të kenë të drejtën të jetojnë dhe të blejnë shtëpitë e tyre kudo në Jerusalem", deklaroi Netanjahu, duke ripërsëritur që Jerusalemi ishte kryeqyteti i bashkuar i Izraelit, një pretendim që nuk është njohur ndërkombëtarisht.
Netanjahu dhe presidenti amerikan Barack Obama kanë mosmarrëveshje lidhur me kërkesën e Uashingtonit për ngritjen e ndërtimeve të kolonive hebreje në territorin e pushtuar të Jerusalemit Lindor, që palestinezët kërkojnë që të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm.
Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor dhe e shpalli të gjithë qytetin e vjetër si kryeqytet të shtetit hebre pas luftës së vitit 1967.