E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia, vendi që udhëhiqet nga frika

Oficerë të ushtrisë libiane, që janë arratisur në Tunizi, e përshkruan Libinë si vend të udhëhequr nga frika, të cilën shumë ushtarë përpiqen ta braktisin. Dhjetra ushtarakë libianë e braktisën vendin gjatë javëve të fundit, duke përfshirë dhe 19 oficerë, të cilët mbërritën në Tunizi të enjten.
 

"Erdhëm këtu jo për ti ikur vdekjes, por për shkak të masakrës, e cila po ushtrohet mbi popullin libian. Ne nuk pranojmë të vrasim fëmijë të vendit tonë", tha oficeri, i cili refuzoi të zbulonte emrin e tij për shkak të frikës nga hakmarrja.
 

Disa prej kolegëve tanë nuk duruan më dhe kryen vetëvrasje. Disa vdiqën, ndërsa të tjerë mbetën të plagosur rëndë", tha ai. Oficeri u shpreh, se bashkë me kolegët e tij kanë pritur dy muaj, që t`ju jepet mundësia për tu arratisur, pasi gjendja u bë e padurueshme.
Shpejt pas fillimit të kryengritjes në Libi, shumë ushtarë të forcave të Muamar Kadafit filluan të dezertonin te kryengritësit ose të arratiseshin në Tunizi. Kryengritësit tregonin se pasi morrën qytetet e në pjesën lindore të Libisë, kishin zbuluar ushtarë të forcave qevritare të lidhur dhe të qëlluar, me siguri për mos zbatim të urdhërave.
 

Zëdhenësi i ministrisë së mbrojtjes së Tunizisë u shpreh se ushtarët e arratisur nga Libia u dorëzojnë armët autoriteteve tuniziane të cilat i grumbullojnë në vende të sigurta. Sipas fjalëve të tij, disa prej tyre bashkohen me familjen, të cilët tashmë janë në Tunizi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›