E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA e kritikojnë Rusinë për rastin Magnicki

Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar Rusinë për vendimin që të hedhen poshtë akuzat kundër një mjekeje, që ishte e implikuar në vdekjen në burg të avokatit anti-korrupsion, Sergei Magnicki.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha mbrëmë vonë se “ne vazhdojmë tu bëjmë thirrje autoriteteve të Rusisë për të udhëhequr hetime të vërteta, për t`i ndjekur dhe dënuar ata që janë përgjegjës për vrasjen e Magnickit”.

Avokati Sergei Magnicki, vdiq në paraburgim në vitin 2009, pasi i kishte implikuar zyrtarët e lartë rusë në skema për mashtrim të qeverisë.

Atij nuk i ishte dhënë ndihma mjekësore dhe ishte rrahur para vdekjes.

Javën e kaluar, autoritetet në Rusi i kanë hedhur poshtë akuzat kundër Larisa Litvinova, mjeke në burgun Butirka në Moskë, ku ishte mbajtur Magnicki, duke u mbështetur në kufizimet juridike kohore për proceset e këtilla.

Legjislacioni, që është në proces e sipër në Shtetet e Bashkuara, pritet të ndëshkoj afro 60 zyrtarë rusë, të implikuar në vdekjen e avokatit Magnicki.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›