E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton SHBA mbeshtet integrimin e vendeve te Ballkanit ne BE

Uashington Kreret e diplomacise se SHBA-se dhe BE-se kane diskutuar mbi pikat e dialogut Serbi-Kosove

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin integrimin e vendeve te Ballkanit ne BE. Ne jemi te angazhuara per integrimin europian te rajonit deklaroi Clinton pas nje takimi me shefen e politikes se jashtme te BE-se Catherine Ashton. Clinton e vuri theksin edhe tek bisedimet mes Serbise dhe Kosoves duke shprehur deshiren e SHBA-se qe dy vendet te zgjidhin ceshtjet me interes te perbashket. Prishtina dhe Beogradi duhet te kene parasysh te ardhmen e tyre ka pohuar Clinton e cila pas dhjete ditesh do te vizitoje Ballkanin. Ne te njejten linje eshte shprehur edhe baronesha Ashton e cila theksoi se shpreson qe bisedimet mes paleve te fillojne sa me pare. Dy zonjat e larta te diplomacise boterore perkatesisht kreu i Departamentit te Shtetit te SHBA-se Hillary Clinton si dhe shefja e diplomacise se Bashkimit Europian Catherine Ashton jane takuar dje ne Uashington ku teme e rendesishme ka qene edhe Ballkani. Mediat theksojne se nje nga objektet e bisedes ne takimin e tyre ishte dialogu i ardhshem ndermjet Beogradit e Prishtines duke paralajmeruar viziten e tyre ne Ballkan. Negociatat Serbi-Kosove kane qene teme bisede ndermjet tyre edhe ne takimin e Nju Jorkut ne kuader te sesionit te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Kete e kane pohuar zyrtare ne Departamentin e Shtetit ne vigjilje te takimit te paralajmeruar ClintonndashAshton ne Uashington. Presidenti serb sic e citojne mediat e Beogradit ka konfirmuar se ne takimin me Catherine Ashton eshte marre vesh per shume elemente thelbesore te dialogut mes Beogradit e Prishtines. Ai citohet te kete thene se bisedat nuk do te jene te shkurtra meqe ka shume probleme qe duhet te zgjidhen por dialogu vetvetiu eshte nje pune e madhe. Me Catherine Ashton kam biseduar per formatin e dialogut. Qeveria ne perputhje me kompetencat kushtetuese qe ka duhet te percaktoje se kush do te bisedoje ne emer te qeverise serbe. I kam propozuar Catherine Ashton te fillohet me biseda per ceshtje te lehta nga te cilat nuk mund te priten rezultate menjehere. Kjo eshte pranuar. Besoj se edhe pala shqiptare do ta pranoje kete ka thene Presidenti serb. Nga ana tjeter duhet te pritet se cfare do te propozoje pala shqiptare. Pra kemi per biseda edhe palen tjeter. Duhet te kemi parasysh edhe interesat e tyre eshte shprehur ai. Zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit konfirmoi se Hillary Clinton muajin e ardhshem do te vizitoje Ballkanin por nderkohe po perpunohen hollesite e udhetimit. Deri tani kemi pasur nje lloj pengese ne marredheniet tona qe nuk eshte mire kemi pasur ngritjen e murit te mosbesimit qe nuk eshte mire. Jemi rikthyer ne nje levizje pozitive dhe mendoj se mund te jemi optimiste citojne mediat serbe Presidentin e shtetit serb. Nderkaq heqjen e antenave te Telekomit te Serbise ai e ka quajtur forme te re provokimi qe nuk i kontribuon dialogut Beograd-Prishtine qe duhet te nise nen patronatin e Bashkimit Europian. Dje ne mengjes ne nje raport nga Amerika korrespondenti i Radio Kosoves duke cituar nje burim anonim tha se zonja Clinton me kete rast do te vizitoje edhe Kosoven. Sekretaren Clinton e pret udhetimi ne Ballkan kurse plani i sakte i udhetimit do te behet publik me vone u tha Crowley gazetareve ne Uashington.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›