E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi Drejt fundit koalicionit PDK-LDK

Presidentit i perkohshem Do te mbledh partite politike per te vendosur

Ushtruesi i detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi i ka deklaruar BBC-se se klima politike e krijuar ne Kosove imponon mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme ne vend. Por zoti Krasniqi ka thene se ceshtja qendron ne faktin se sa kohe do te shfrytezohet per pergatitjen e zgjedhjeve dhe sa te pergatitura jane institucionet pergjegjese per organizimin e zgjedhjeve te parakohshme. Ai tha se zgjedhjet e mundshme te parakohshme do te shtyjne per nje kohe edhe bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit per ceshtjet teknike meqe sipas tij Kosova duhet te hyje ne dialog me institucione te qendrueshme. Ushtruesi i detyres se Presidentit i cili mori kete funksion pas doreheqjes se Presidentit Sejdiu dy dite me pare i ka cilesuar si te ftohura marredheniet mes partnereve te koalicionit PDK dhe LDK te cilet nuk kane pasur takime te drejtperdrejta. Ai e quajti krize te vogel politike doreheqjen e Presidentit Sejdiu por tha se nuk eshte krijuar boshllek institucional. I pyetur nese beson se do ta mbaje kete post ne gjashte muajt e ardhshem Krasniqi u pergjigj se do te deshironte te mos verehej vakumi institucional. Nuk duhet te krijohet krize institucionale dhe qe ne bisedat qe do te zhvillojme me partite politike ne pergjithesi por ne menyre te vecante me partite e koalicionit te gjejme nje gjuhe te perbashket qe kjo zgjidhje te jete sa me e shkurter dhe ne nje afat sa me te shkurter te mundshem theksoi Krasniqi. Presidenti i perkohshem u shpreh me tej se i gjithe angazhimi im do te jete mbi bazen e Kushtetutes mbi bazen e afateve qe i parasheh Kushtetuta dhe mbi bazen e nje marreveshjeje qe do te duhej te arrihej fillimisht mes partnereve te koalicionit te deritashem por edhe te subjekteve te tjera politike nese koalicioni qeverises nuk e gjen gjuhen e perbashket. Krasniqi shtoi se doreheqja e Presidentit me nje aktvendim te Gjykates Kushtetuese ka shkaktuar nje lloj krize te vogel por qe eshte parapare edhe me Kushtetute. Megjithese Kushtetuta jone nuk i zgjidh me se miri keto situata dhe ne kete rast ndoshta shihen disa mangesi dhe dobesi qe i ka Kushtetuta dhe ne te ardhmen e afert mendoj se duhet te ndryshohet theksoi Krasniqi. Sipas tij dy jane defektet e paraqitura ne Kushtetute i pari neni i cili parasheh se Presidenti nuk mund te ushtroje dy detyra realisht varianti i fundit i Kushtetutes si projekt ka qene qe Presidenti i Kosoves duhet te jape doreheqje jo vetem nga pozita e udheheqesit te subjektit politik por edhe nga anetaresia e ketij subjekti. Nderkaq ceshtje tjeter eshte se mandati pesevjecar i presidentit duhet te jete i plote pavaresisht se sa njerez do ta ushtronin ate. Edhe ky eshte defekt i Kushtetutes. Ndoshta po te ishte percaktuar se mandati qe mbetet duhet te vazhdohet jo me mandat 5-vjecar por mandati i mbetur ndoshta do te ishte arritur nje marreveshje me e lehte mes subjekteve politike dhe koalicionit deklaroi per BBC-ne kreu i Kuvendit te Kosoves. Krasniqi mohoi se do kerkohet nje kandidat konsensual per kryetar apo nje kandidat jopartiak. PDK dhe ne vecanti LDK nuk ka qene e gatshme ketyre diteve te bisedoje per keto ceshtje. Por per te zhvilluar nje aktivitet politik dhe per te pare dhe biseduar edhe me partite politike qe jane ne Kuvend kam filluar te kem kontakte sqaroi ai. Krasniqi theksoi se pasi te beje disa bisedime me partite politike qe jane ne Kuvendin e Republikes se Kosoves do te kerkoje qe te takohet edhe me kryetarin e LDK-se dhe sigurisht edhe me Kryeministrin me te cilinvijme nga e njejta parti. Krasniqi theksoi se do te shohe gatishmerine e tyre. Ndoshta mjedisi qe eshte krijuar sikur imponon zgjedhje te parakohshme. Nese partite politike te koalicionit nuk e gjejne gjuhen e perbashket ndoshta une do te jem ai qe do te shpall mbi bazen e Kushtetutes keto zgjedhje meqe vullneti dhe deshira ime eshte qe te kete nje proces normal edhe ne zgjedhjen e Presidentit i cili pastaj do te vazhdonte punen dhe do ti shpallte zgjedhjet sipas ligjit dhe ne kohe normale e te rregullt theksoi ushtruesi i detyres se Presidentit Jakup Krasniqi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›