Rame Manaj kandidat i mundshem per President
Lidhja Demokratike e Kosoves pas konsultimeve brenda partise ka dale me propozimin qe kandidati tjeter i kesaj partie per postin e Presidentit te Kosoves te jete zevendeskryeministri i vendit Rame Manaj. Sic ben te ditur e perditshmja Zeri Manaj ka propozuar si kusht nese Partia Demokratike deshiron qe koalicioni te vazhdoje deri ne muajin prill kur pritet te mbahen zgjedhjet e parakohshme. Perndryshe ideja e daljes nga koalicioni mbetet shume e mundshme sidomos pas ftohjes se marredhenieve mes ish-presidentit Sejdiu dhe Kryeministrit Thaci. Ish-presidenti mesohet se ka pritur nje perkrahje shume me te madhe nga kreu i qeverise. Dilema se kush do te zgjidhet President i Kosoves ka mbledhur ne ndertesen e qeverise pasdite vone Kryeministrin Hashim Thaci dhe kandidatin per kryetar te LDK-se Bujar Bukoshin. Bisedat kane te bejne me zgjedhjet e perfolura te jashtezakonshme ne vend qe edhe deri ne kete moment nuk eshte arritur asnje qendrim. Partia Demokratike e Kosoves nuk ka gjetur rruge per te zevendesuar postin e Presidentit te Kosoves meqe sic mesohet nuk ka asnje oferte nga LDK-ja.
Kjo e fundit eshte e ndare ne dysh ne duhet shkuar apo jo ne zgjedhje te parakohshme apo qe ato te zhvillohen ne maj kur edhe mbaron mandati i ushtruesit te detyres te kryetarit te Kosoves Jakup Krasniqi. Nje pjese e LDK-se insiston qe zgjedhjet te mbahen pas 45 ditesh per ti ikur betejes se brendshme per kryetar te LDK-se kurse nje pjese tjeter e LDK-se kembengul qe se pari te zhvillohen zgjedhjet ne LDK e pastaj zgjedhjet parlamentare.