E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet ne pune

Fatmir Sejdiu i eshte kthyer aktivitetit publik ne Lidhjen Demokratike te Kosoves nje dite pasi dha doreheqjen nga posti i Presidentit te Kosoves.

Para pak ditesh Gjykata Kushtetuese kishte gjetur se Sejdiu ka shkelur rende Kushtetuten e vendit duke e mbajtur postin e Kryetarit te LDKse derisa ka sherbyer si President.

Ne diten e doreheqjes ai ka dhene shenja se do ti kthehet partise ne krye te se ciles eshte qe nga viti 2006.

Anetaret e Kryesise se Lidhjes Demokratike te merkuren i kane uruar kthimin ne shtepi Sejdiut por nuk kane sqaruar rrugen qe do te ndjeke kjo parti pas doreheqjes se tij.

Sido qe te jete Nenkryetari i Pare i LDKse Eqrem Kryeziu ka thene se doreheqja e Sejdiut ka prishur balancen ne koalicion por nuk ka sqaruar se cili do te jete vendimi i LDKse.

LDKja eshte e gatshme te hyje ne zgjedhje nacionale edhe para zgjedhjeve partiake nese kerkohet nje gje e tille ka thene Kryeziu.

Nenkryetari i LDKse ka mohuar qe te jete diskutuar edhe per emrin e ndonje kandidati qe do te plotesonte vendin e Sejdiut.

Nuk kemi biseduar. Ishte vetem nje takim i Kryetarit te LDKse me Kryesine. Asgje tjeter tema te tjera nuk kemi biseduar. Ne i deshiruam mireseardhje Sejdiut dhe natyrisht dhame opinionet tona se duhet nje mobilizim i madh qe ta rikthejme LDKne atje ku ka qene ose edhe me lart ka thene Kryeziu.

Ai ka reaguar me humor kur eshte pyetur nese ai mund te propozohet per President te Kosoves nga LDKja.

Nese ka ardhur Kosova deri ne kete derexhe ma une spo di as cka te them me tej ka thene ai.

Sipas anetareve te Kryesise ne mbledhjen e LDKse ne te cilen ka marre pjese edhe Sejdiu nuk eshte marre asnje vendim.

Anetari i Kryesise se LDKse Naser Osmani ka thene per Express se asgje e jashtezakonshme nuk eshte diskutuar.

Nuk ka pasur vendime nuk ka pasur debate. Ka qene vetem informim ne lidhje me ate qe ka ndodhur. Ka qene me teper nje ndeje ka thene ai.

Sipas Osmanit per vendime duhet kohe.

Na duhet pak kohe qe ti trajtojme gjerat ne menyre me logjike pa nguti ne menyre qe te shikojme se cka eshte e mire per vendin. Nuk ka asgje qe duhet ngutur ka thene ai.

Ne do te jemi ne takime me intensive dhe do te konsultohemi dhe do te marrim vendimin me te merituar dhe me te mirin te mundshem - jo vetem per LDKne - por edhe per Kosoven ka shtuar ai.

Osmani thote se procesi zgjedhor ne LDK do te vazhdoje pavaresisht asaj qe ka ndodhur.

Zgjedhjet ne LDK vazhdojne me dinamiken e parapare. Nuk ka ndryshu kurgjo dhe cdo gje po shkon OK. Ne kemi hy ne proces zgjedhor dhe nuk mundemi me i kthy prapa ka thene ai.

Per kete teme ka folur edhe Bujar Bukoshi kandidat per Kryetar te LDKse. Ai ka akuzuar Kryesine e LDKse duke e quajtur Politbyro.

Do te ishin shume veprime te nxituara qe nuk kane kurrfare arsye kurrfare baze sepse kjo nuk eshte nje urgjence. Urgjence jane punet ne LDK. E LDKja do te dale ne nje forme tjeter shume me e konsoliduar dhe atehere do te jete ne gjendje qe ta beje edhe nje seleksionim me te mire dhe ne qetesi ti vazhdoje veprimet dhe pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme eshte shprehur Bukoshi.

Dorezon detyren

Nje dite pasi ka dhene doreheqjen nga posti i Presidentit Fatmir Sejdiu ia ka dorezuar detyren Kryetarit te Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi.

Keshtu ka njoftuar Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun i Kuvendit te Kosoves te marten.

Presidenti i Republikes se Kosoves dr. Fatmir Sejdiu i dorezoi sot paradite detyren kryetarit te Kuvendit te Republikes se Kosoves Jakup Krasniqi i cili sipas Kushtetutes ushtron detyren e Presidentit te vendit deri ne zgjedhjen e Presidentit te ri thuhet ne njoftim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›