E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilemat rreth Sejdiut

Doreheqja e Presidentit Fatmir Sejdiu per shkak te shkeljes serioze te Kushtetutes ka ngritur edhe shume pyetje te cilave as ekspertet kushtetues nuk mund tu japin pergjigje.
Mungesa e fjales doreheqje ne Kushtetuten e Kosoves kur behet fjale per Presidentin ka shkaktuar konfuzion dhe ne mungese te kesaj fjale shume pyetje mund te gjejne pergjigje vetem nga Gjykata Kushtetuese.
Keshtu ka thene ne nje interviste per Express Visar Morina profesor i se drejtes kushtetuese ne Universitetin e Prishtines.

Express A i humb Presidenti Fatmir Sejdiu privilegjet qe i takojne nje ish-Presidenti kur dihet se ai ka dhene doreheqje pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi shkeljen e rende te Kushtetutes nga ana e tij
Morina Duhet te permendim faktin se statusi i Presidentit rregullohet me nje ligj te vecante krahas materies kushtetuese qe kemi. Eshte nje ligj organik qe rregullon statusin funksionet te drejtat dhe pergjegjesite e Presidentit. Me duhet te them se ne Nenin 10 te Ligjit per Presidentin permenden situatat kur Presidenti mund te shkarkohet nga detyra. Ajo cka eshte e rendesishme eshte se ne Nenin 18 i cili percakton kuadrin ligjor per te drejtat dhe benificionet e Presidentit e familjes se tij duhet shikuar me kujdes sepse ka nderlidhshmeri me Nenin 10 i cili flet vetem per shkarkimin e Presidentit por jo per aktin e doreheqjes sic ka ndodhur te ne. Ketu pra kemi nje paqartesi juridike ngase mund te kemi argumente pro dhe kunder pyetjes qe ju keni parashtruar. Mendimi im eshte se Neni 10 ne teresi i referohet shkarkimit te Presidentit ndersa po ky ligj nuk e ka asnje dispozite te vetme per aktin e doreheqjes. Ne nje rrafsh formal kjo ceshtje kerkon nje interpretim pak me te thelle juridik ngase Ligji si i tille nuk permban asnje dispozite te vetme per aktin e doreheqjes.

Express A mundet Fatmir Sejdiu te zgjidhet serish President i Kosoves pas doreheqjes qe e beri si pasoje e shkeljes se Kushtetutes
Morina Edhe ne kete pyetje sikurse eshte ceshtja tek akti i doreheqjes ku as Kushtetuta e as Ligji nuk e permbajne asnje dispozite te vetme nuk ka asnje dispozite ligjore apo kushtetuese. Pra nuk permendet askund nese Presidenti qe jep doreheqje per shkak te nje arsye te caktuar mund te kandidoje serish per ate pozite. Qe te jemi korrekte edhe me kete pergjigje dhe kete pike duhet te konsultohet serish Gjykata Kushtetuese e cila do te mund te jepte nje pergjigje interpretuese. Kjo meqenese Gjykata Kushtetuese nuk ben vetem zgjidhjen e problemeve kushtetuese por eshte edhe nje organ i cili mund te jape interpretim te plote lidhur me mandatin e Presidentit. Opinioni i Gjykates ne rast te tille do te ishte i detyrueshem meqenese ne Kushtetute nuk sqarohet.

Express Nese gjate kesaj legjislature zgjidhet nje President i ri a vlen mandati i tij deri ne perfundim te mandatit qe la Presidenti Sejdiu apo Presidenti i ri zgjidhet per 5 vitet e ardhshme
Morina Nese zgjidhet tash i riu duhet te zgjidhet per mandat te ri 5-vjecar. Por sic e permenda me heret per keto ceshtje thelbesore nuk ka asnje shpjegim pasi akti i doreheqjes se Presidentit mungon ne Kushtetute dhe Ligj. Sigurisht qe edhe kjo ceshtje do te mund te provokonte nje proces te interpretimit kushtetues sepse perderisa nuk rregullohet me Kushtetute e me ligj atehere Gjykata Kushtetuese eshte ajo qe ben interpretimin. Opinionet e Gjykates Kushtetuese sidomos per raste interpretuese do ta ndihmojne dhe plotesojne Kushtetuten e Kosoves.

Express A duhet tani Jakup Krasniqi si ushtrues detyre i Presidentit te jape doreheqje nga funksioni ne Partine Demokratike te Kosoves ku eshte Sekretar i partise
Morina Jo ketu kemi te bejme me dicka tjeter. Ne Kushtetute thuhet se pas zgjedhjes ne postin e Presidentit nuk duhet mbajtur ndonje funksion tjeter publik apo ne parti. Krasniqi nuk eshte zgjedhur por Kushtetuta e obligon ti ushtroje perkohesisht pergjegjesite e Presidentit. Pra eshte situate tjeter.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›